Vendndodhja: Instituti i Qytetërimeve (CNRS), Paris
E premte, 21 shkurt 2025, ora 10:00.
Ekipi i projektit PLACOD, i përbërë nga znj. Alma Hafizi, znj. Dhurata Hoxha dhe znj. Lindita Kazazi, udhëtoi për në Institutin e Qytetërimeve (CNRS), Paris, për të përfituar nga përvoja dhe ekspertiza franceze në kërkimin shkencor në përgjithësi dhe teknologjinë dixhitale dhe promovimin territorial në veçanti. Të shoqëruar nga anëtarët e ekipit të projektit, znj. Etleva Nallbani dhe z. Oren Hoxha, të dy me seli në Paris, ata u pritën nga studiues të kësaj qendre të shkëlqyer për kërkim shkencor në Francë: Dr. Olivier Delouis, Drejtor i ekipit të Qendrës për Historinë dhe Qytetërimin e Bizantit, Dr. Alessio Sopracasa. Misioni filloi me një turne në këtë institucion me famë ndërkombëtare, bibliotekat e tij të pasura, disa prej të cilave janë unike në nivel ndërkombëtar, botimet e tij shkencore (libra, teza doktorature, arkiva dhe burime online), dhe projektet e tij ndërdisiplinore, disa prej të cilave kanë të bëjnë me arkeologjinë ose qytetërimin e lashtë në Shqipëri, me rëndësi të veçantë për historinë e rajonit dhe gjetkë.
Takimi theksoi kontributin e studentëve të doktoraturës në punën kërkimore, mundësitë për të punuar në ekipe me studiues me kontribute dhe përvojën e fituar, si dhe pozicionet postdoktorale në universitetet franceze. Pasi ndau punën e kryer deri në këtë fazë në kuadër të projektit PLACOD, ekipi shqiptar diskutoi me studiuesit francezë mbi punën kërkimore shkencore në institucionet akademike në Shqipëri, në mënyrë që ato të bëhen aktorë të rëndësishëm në zhvillimin rajonal dhe gjetkë, bashkëpunimin shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe rrjetëzimin, ky i fundit shumë i frytshëm për përvojën dhe ekspertizën e fituar. Dixhitalizimi dhe platformat dixhitale për kërkimin shkencor, tema qendrore e takimit, nxitën diskutime shumë interesante mbi këtë qasje inovative, e cila promovon akses më të lehtë në informacion, rrit punën e ekipeve kërkimore dhe çon në një dukshmëri më të madhe të rezultateve të kërkimit, duke sjellë kështu vlerë të shtuar për universitetet dhe qendrat kërkimore.
Këto diskutime të frytshme çuan në propozime konkrete për bashkëpunim, të tilla si aksesi në arkivat dixhitale, shkëmbimet midis studiuesve dhe studentëve të doktoraturës, ngjarjet shkencore dhe projektet e përbashkëta ndërdisiplinore.
Pak historik….
Instituti i Qytetërimeve
Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor (CNRS), Paris
Misioni i këtij instituti, i krijuar në 2012, ka për qëllim të bashkojë, koordinojë e të zhvillojë katedrat e specializuara, ekipet dhe bibliotekat e vendosura në sitin Cardinal-Lemoine brenda një strukture ndërdisiplinare. Lindja e institutit u diktua nga një nevojë e kohës. Bibliotekat e sitit Cardinal-Lemoine si struktura organike në funksion të katedrave nuk i korrespondonin standarteve tradicionale të bibliotekave universitare franceze. Për më tepër qendrat kërkimore prodhojnë një
larmi burimesh dokumentare dhe strukturimi i ri e përmirësonte më së miri këtë simbiozë. Grupimi pranë Institutit të Qytetërimeve ndikon në institucionalizimin e kërkimit shkencor në fushën ndërdisiplinore, përmes projekteve të realizuara në konsultime me profesorë të ndryshëm dhe të bazuara në aftësi specifike, ashtu sikundër në një sërë shërbimesh dhe mjetesh logjistike. Pa pretendimin që të jetë shterues, Instituti përqendron kërkimin në fusha të njohura prej kohësh si avangardë, si studimi i botës greko-romake dhe specialitete të ndryshme të botës së Orientit që zënë fill në shekulin XIX por edhe të tjera të lindura më vonë.
Institucionalizimi i Institutit të Qytetërimeve bëhet pas ristrukturimit total të sitit Cardinal-Lemoine. Punimet kanë filluar në dhjetor të viti 2016 dhe instalimi i mjedive të ristrukturuara filloi gradualisht që në verën e viti 2020. Instituti është i organizuar në katër mikroqendra: “Egjipti antik dhe Lindja e Afërme”, “Pellgu i Mesdheut dhe Afrika”, “Bota Aziatike”, “Antropologji”. Përbashkon një numër bibliotekash të specializuara, të trashëguara nga një e kaluar rezultative që sot jep akses për një numër të bollshëm burimesh digjitale.










