• Home
  • /
  • Rreth Projektit
  • /
  • Krijimi i një platforme dixhitale në gjuhë të huaja për promovimin e territorit

Krijimi i një platforme dixhitale në gjuhë të huaja për promovimin e territorit

Financuar nga AUF. 

AUF (Agencia Universitare e Frankofonise) është rrjeti më i madh universitar në botë që, si një grup universitetesh frëngjishtfolëse, përfshin në strategjinë e tij zhvillimin e kërkimit shkencor, jo vetëm në frëngjisht, por edhe në gjuhë të tjera. Që kur USH iu bashkua AUF-it në vitin 2019, kjo e fundit ka përfituar financime nga AUF për dy projekte, katër praktika në fushën e përkthimit për studentët, si dhe mbështetje financiare për të mundësuar pjesëmarrjen e mësuesve në konferenca jashtë vendit. Mund të kërkohet gjithashtu financim edhe për organizimin e eventeve apo botimin e punimeve shkencore.

1. Projekt ideja dhe zhvillimi i tij.

Turizmi në Shqipëri po përjeton një rritje të shpejtë, veçanërisht vitet e fundit. Përveç rivierës shqiptare që shtrihet në jug të vendit, veriu, më pak i eksploruar, po tërheq gjithnjë e më shumë interes për turizmin kombëtar dhe të huaj. Është e qartë se institucionet e pushtetit vendor, përgjegjëse për politikën e planifikimit dhe promovimit të territorit, bëjnë përpjekje të mjaftueshme për të menaxhuar imazhin e së shkuarës apo për të ndërtuar një të ri, akoma më të mirë, duke qenë se është ky imazh kushtëzon qëndrimin ndaj aseteve, shërbimeve, ofertave turistike, investimeve etj. Ky projekt është krijuar për të përmbushur nevojat për promovimin e vazhdueshëm të qytetit/rajonit të Shkodrës me synimin për të nxjerrë në pah specifikat e tij, shpesh unike, dhe për t’i shndërruar ato në një imazh të fortë dhe domethënës për çdo aktor në vend, kombëtar, ndërkufitar dhe ndërkombëtarë. Titulli i projektit është “Krijimi i një platforme dixhitale në gjuhë të huaja për promovimin e territorit”. Nuk i mbivendoset platformave të tjera ekzistuese, por sjell risi dhe vlerë të shtuar.

Ky projekt është pjesë e rolit që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Shkodrës “L.Gurakuqi” kryen prej disa vitesh në promovimin e qytetit/rajonit nëpërmjet:

  • shkëmbimit me botën akademike shkencore ndërkufitare e më gjerë (Universiteti Jean Pierre Monet, Universiteti i Haute Alsace, Grupi Kërkimor Euro-Mesdhetar (GREM), Universiteti i Malit të Zi, CISVA, Universiteti i Firences, Mesina, Bolonja , Universiteti i Gratz, Austri, Universiteti i Vechta, Gjermani);
  • partneritete të frytshme me aktorë përfaqësues të shteteve të huaja në rajon/vend (Alliance Française, Ambasada Franceze në Shqipëri, Instituti Italian Kulturës dhe Ambasada Italiane në Shqiëri, Instituti Gëte dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri);

2. Ku konsiston projekti?

Metodologjia është përshtatur me natyrën ndërdisiplinore të projektit, duke synuar kështu zhvillimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm midis akademisë rajonale, akademisë dhe institucioneve lokale, gjë që rezulton në diversitetin e partnerëve të projektit si dhe risi në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Informacioni i dhënë në platformë është plotësues me atë të ofruar nga aktorët e tjerë në këtë fushë. Ato do të mblidhen bazuar në kërkimet mbi literaturën e udhëtimeve, shkrimet e udhëtarëve të huaj gjatë shekujve të mëparshëm, të cilat janë aspak ose pak të njohura.

Ky projekt ofron faza që lejojnë një diagnozë të situatës aktuale të komunikimit dixhital në shërbim të promovimit të territorit, propozimit të zgjidhjeve, metodave të planifikimit të zbatimit dhe qëndrueshmërisë, ndikimit dhe perspektivës.

Disa aktivitete pasojnë njëra-tjetrën dhe janë plotësuese si tryeza të rrumbullakëta, seminare trajnimi, ditë pune, ditë doktorature ku menaxhimi shkencor dhe financiar i është besuar një ekipi ndërdisiplinor, disa ërfaqëuesve nga institucione ose kompani franceze dhe evropiane që ofrojnë ekspertizën e tyre në këtë fushë.

Kërkimi shkencor universitar kalon në të gjitha fazat e projektit dhe projektohet në hartimin e një shkolle doktorature. E gjithë kjo qasje bën të mundur kalimin nga dizejnimi i platformës dixhitale në lançimin, mirëmbajtjen, reklamimin e saj, duke ofruar kështu diçka të re brenda botës akademike në shërbim të një publiku vendas dhe të huaj, duke kontribuar kësisj në turizmin e qëndrueshëm.

3. Çfarë ndikimi do të ketë projekti?

  • Krijimi i një platforme dixhitale në gjuhë të huaja për promovimin e qytetit/rajonit, produkteve të tij në turizëm, kulturë, kujtesë historike, shërbime sociale, ide novatore, biznes, gastronomi etj.
  • Përvetësimi i zhvillimeve të reja në marketingun virtual.
  • Gjurmimi intinerare turistike, kulturore, letrare, natyrore dhe gastronomike pak të njohura.
  • Prodhimi i video kapsulave në gjuhë të ndryshme.
  • Futja në kurrikula të disiplinave që synojnë sipërmarrjen në fushën e promovimit të burimeve turistike, produkteve vendore, mbrojtjes së mjedisit, riciklimit.
  • Forcimi i kërkimit shkencor ndërdisiplinor universitar (turizëm, gjeografi, trashëgimi ndërkulturore, gjuhë).
  • Rritja e rolit të Universitetit të Shkodrës si një aktor i rëndësishëm në zhvillimin rajonal.
  • Krijimi i një metodologjie të qëndrueshme për bashkëpunim me çdo partner lokal, kombëtar, rajonal, ndërkombëtar përgjegjë për zhvillim të qëndrueshëm
  • Forcimi i dialogut ndërmjet komunitetit akademik – komunitetit socio-ekonomik – autoriteteve publike përgjegjëse për politikat e zhvillimit rajonal.

4. Cilat janë sfidat, vështirësitë dhe kënaqësitë e projektit?

Sfida e projektit konsiston në:

  • një qasje inovative për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nëpërmjet dixhitalizimit të qarqeve/destinacioneve turistike, që çon në shikueshmëri më të madhe për qytetarët apo vizitorët, akses më të lehtë në informacion për të plotësuar kërkesën në rritje të turistëve apo investitorëve të huaj, duke sjellë kështu vlerë të shtuar. në qytet/rajon;
  • rritja dhe promovimi i disa aspekteve pak të njohura të trashëgimisë (itineraret që ndjekin gjurmët franceze, italiane, gjermane, angleze në qytet, intinerari i shkrimtarëve udhëtarë/arkeologë të huaj në rajon, intinerari në zbulimin e trashëgimisë kulinare)
  • shkëmbim dhe ndërveprim të shpejtë nëpërmjet kësaj platforme dixhitale në shërbim të promovimit të territorit dhe atraksioneve të tij.

Vështirësitë, si në të gjitha sfidat, janë të pranishme dhe rezistente. Në këtë rast, vështirësitë lindin nga papërputhshmëria e rrugëve antike, mjeteve arkaike të qarkullimit dhe strukturave aktuale të komunikimit.

Argëtimi përmes kësaj aventure do të jetë i garantuar, sepse do të jetoni në kontakt me natyrën dhe të gjitha produktet e saj kulturore, sociale, antropologjike etj.